ÇKA ËSHTË PASIVIZIMI?
Pasivizimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit zbatohet kur organet përgjegjëse konstatojnë se qytetari nuk banon në adresën ku ka të lajmëruar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin, ose nëse konstatohet se ka deklaruar të dhëna të rreme gjatë lajmërimit të vendbanimit, përkatësisht vendqëndrimit.
Kjo pasi me kërkesë të gjykatës, organit të administratës shtetërore, organit ose organizatës tjetër, si dhe një personi tjetër juridik ose fizik që ka një interes juridik të justifikuar, organi kompetent ka verifikuar faktin e banimit të përhershëm ose të përkohshëm në adresën ku qytetari ka të lajmëruar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin.
Pasi që organi kompetent ka pasivizuar adresën e vendbanimit, përkatësisht të vendqëndrimit, shtetasi që jeton në territorin e Republikës së Serbisë është i obliguar që në afat prej tetë ditësh, nga dita e marrjes së aktvendimit ta lajmërojë vendbanimin dhe adresën ku jeton.
Çlajmërimi i vendbanimit dhe Lajmërimi e çlajmërimi i vendqëndrimit
Qytetari është i obliguar ta çlajmërojë vendbanimin e tij nga Republika e Serbisë nëse shpërngulet në një shtet tjetër. Personit që çlajmëron vendbanimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.
Qytetari është i detyruar ta lajmërojë vendqëndrimin në organin kompetent sipas vendit të qëndrimit, brenda tetë ditëve nga dita e arritjes në vendin e qëndrimit. Lajmërimi i vendqëndrimit vlenë deri në skadimin e kohës së përcaktuar në aplikim, e më së gjati dy vjet. Personit që e lajmëron vendqëndrimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.
Qytetari e çlajmëron vendqëndrimin e tij në organin kompetent sipas vendit të tij të qëndrimit, menjëherë para se të largohet nga vendqëndrimi i tij. Personit që çlajmëron vendqëndrimin e tij i lëshohet një çertifikatë përkatëse. Nëse qytetari nuk e çlajmëron vendqëndrimin, konsiderohet se vendqëndrimi iu është ndërprerë pas skadimit të kohës së përcaktuar me rastin e lajmërimit. Nëse në aplikim nuk është specifikuar kohëzgjatja e qëndrimit, ndërsa vendqëndrimi nuk është çlajmëruar, lajmërimi i vendqëndrimit është i vlefshëm për dy vjet, nga data e aplikimit, pas së cilës qytetari është i detyruar që përsëri ta lajmërojë vendqëndrimin, nëse ai ende banon në vendin ku ka pasur vendqëndrimin e lajmëruar.
Për më tepër, shih: Ligjin për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin
Kjo pasi me kërkesë të gjykatës, organit të administratës shtetërore, organit ose organizatës tjetër, si dhe një personi tjetër juridik ose fizik që ka një interes juridik të justifikuar, organi kompetent ka verifikuar faktin e banimit të përhershëm ose të përkohshëm në adresën ku qytetari ka të lajmëruar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin.
Pasi që organi kompetent ka pasivizuar adresën e vendbanimit, përkatësisht të vendqëndrimit, shtetasi që jeton në territorin e Republikës së Serbisë është i obliguar që në afat prej tetë ditësh, nga dita e marrjes së aktvendimit ta lajmërojë vendbanimin dhe adresën ku jeton.
Çlajmërimi i vendbanimit dhe Lajmërimi e çlajmërimi i vendqëndrimit
Qytetari është i obliguar ta çlajmërojë vendbanimin e tij nga Republika e Serbisë nëse shpërngulet në një shtet tjetër. Personit që çlajmëron vendbanimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.
Qytetari është i detyruar ta lajmërojë vendqëndrimin në organin kompetent sipas vendit të qëndrimit, brenda tetë ditëve nga dita e arritjes në vendin e qëndrimit. Lajmërimi i vendqëndrimit vlenë deri në skadimin e kohës së përcaktuar në aplikim, e më së gjati dy vjet. Personit që e lajmëron vendqëndrimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.
Qytetari e çlajmëron vendqëndrimin e tij në organin kompetent sipas vendit të tij të qëndrimit, menjëherë para se të largohet nga vendqëndrimi i tij. Personit që çlajmëron vendqëndrimin e tij i lëshohet një çertifikatë përkatëse. Nëse qytetari nuk e çlajmëron vendqëndrimin, konsiderohet se vendqëndrimi iu është ndërprerë pas skadimit të kohës së përcaktuar me rastin e lajmërimit. Nëse në aplikim nuk është specifikuar kohëzgjatja e qëndrimit, ndërsa vendqëndrimi nuk është çlajmëruar, lajmërimi i vendqëndrimit është i vlefshëm për dy vjet, nga data e aplikimit, pas së cilës qytetari është i detyruar që përsëri ta lajmërojë vendqëndrimin, nëse ai ende banon në vendin ku ka pasur vendqëndrimin e lajmëruar.
Për më tepër, shih: Ligjin për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin
LIGJI PËR VENDBANIMIN DHE VENDQËNDRIMIN
(“Gazeta zyrtare e RS”, Nr. 87/2011)
I DISPOZITAT THEMELORE
Neni 1
Ky ligj rregullon lajmërimin dhe çlajmërimin e vendbanimit, lajmërimin dhe çlajmërimin e vendqëndrimit, lajmërimin e qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit, kompetencat dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës përkatëse.
Neni 2
Sipas këtij ligji, të gjithë shtetasit e Republikës së Serbisë të cilët në mënyrë të përhershme jetojnë në territorin e Republikës së Serbisë kanë të drejtën e vendbanimit në Republikën e Serbisë.
Neni 3
Termat e përdorur në këtë ligj kanë këto kuptime: 1) qytetari është shtetas i Republikës së Serbisë; 2) vendbanimi është vendi ku shtetasi është vendosur me qëllim të banimit të përhershëm, gjegjësisht vendi ku ndodhet qendra e veprimtarisë së tij jetësore, lidhjeve profesionale, ekonomike, sociale dhe të tjera, të cilat dëshmojnë lidhjen e tij të përhershme me vendin ku ai është vendosur për të banuar; 3) vendqëndrimi është vendi ku shtetasi qëndron përkohësisht jashtë vendbanimit të tij më shumë se 90 ditë; 4) adresa e banimit nënkupton qytetin, komunën, qytezën, rrugën ose sheshin, numrin e shtëpisë, katin dhe numrin e banesës, në pajtim me dispozitat që rregullojnë organizimin territorial; 5) pasivizimi i adresës është të shenjuarit në evidencën e organit kompetent se qytetari nuk jeton në adresën e vendbanimit ose vendqëndrimit të lajmëruar; 6) organi kompetent është njësia organizative territoriale e ministrisë kompetente për punë të brendshme për zonën e caktuar, sipas vendbanimit ose vendqëndrimit të personit; 7) jashtë vendit është çdo vend jashtë territorit të Republikës së Serbisë.
Neni 4
Qytetarët e moshës madhore janë të obliguar ta lajmërojnë dhe çlajmërojnë vendbanimin e tyre, ta lajmërojnë dhe çlajmërojnë vendqëndrimin e tyre, si dhe ta lajmërojnë qëndrimin e përkohshëm jashtë vendit dhe kthimin nga jashtë, kur kjo përcaktohet me këtë ligj. Lajmërimin dhe çlajmërimin e vendbanimit, gjegjësisht lajmërimin dhe çlajmërimin e vendqëndrimit për të miturin ose personin pa zotësi të veprimit, e paraqet prindi i tij, përkatësisht kujdestari ose përfaqësuesi tjetër ligjor. Nëse prindërit nuk kanë të njëjtën adresë banimi, lajmërimi dhe çlajmërimi bëhet nga njëri prej prindërve me pëlqimin e prindit tjetër ose këtë e bënë prindi, i cili, në përputhje me ligjin, ushtron në mënyrë të pavarur të drejtat prindërore.
Neni 5
Lajmërimi dhe çlajmërimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit, si dhe lajmërimi i qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit dhe i kthimit nga jashtë, i dorëzohet organit kompetent në vendin ku është regjistruar ose çregjistruar vendbanimi ose vendqëndrimi. Aplikimet për lajmërimin dhe çlajmërimin e vendbanimit, vendqëndrimit, si dhe aplikimet për qëndrim të përkohshëm jashtë vendit dhe kthim nga jashtë, mund të dorëzohen në formë elektronike dhe konsiderohen të vlefshme nëse dorëzohen me kartë identiteti që ka certifikatë elektronike të kualifikuar për nënshkrim dixhital.
Neni 6
Me rastin e lajmërimit dhe çlajmërimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, si dhe lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit dhe kthimit nga jashtë, qytetarët janë të detyruar të japin të dhëna të vërteta.
Neni 7
Në procedurën e vendosjes për lajmërimin dhe çlajmërimin e vendbanimit, lajmërimin dhe çlajmërimin e vendqëndrimit, si dhe lëshimin e çertifikatave, vërtetimeve dhe dokumenteve të tjera mbi faktet nga evidenca, zbatohen dispozitat e ligjit që rregullojnë procedurën e përgjithshme administrative, përveç nëse me këtë ligj është përcaktuar ndryshe.
Neni 8
Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të huajt, të cilët, në bazë të një ligji të veçantë, janë të obliguar ta lajmërojnë dhe çlajmërojnë vendbanimin dhe vendqëndrimin e tyre, përveç nëse me atë ligj parashikohet ndryshe.
II DISPOZITAT E VEÇANTA
Lajmërimi i vendbanimit
Neni 9
Qytetari është i obliguar ta lajmëroj vendbanimin në organin kompetent, brenda tetë ditëve nga dita e vendosjes në adresën ku është strehuar. Lajmërimi i vendbanimit për të miturit dorëzohet brenda tre muajve nga data e lindjes, përkatësisht, tetë ditë nga data e e vendosjes në adresën ku është regjistruar vendbanimi. Lajmërimi i vendbanimit, për personin pa zotësi të veprimit, dorëzohet brenda tetë ditëve nga dita e vendosjes në adresën ku lajmërohet vendbanimi. Lajmërimi i vendbanimit në një adresë të re banimi nënkupton edhe çlajmërimin e vendbanimit të mëparshëm në territorin e Republikës së Serbisë.
Neni 10
Krahas lajmërimit të vendbanimit, personi mbi 16 vjeç duhet të paraqesë edhe kartën e identitetit, si dhe dokumente dhe dëshmi të tjera të rëndësishme për lajmërimin e vendbanimit. Për personat nën moshën 16 vjeç, që nuk kanë kartë identiteti, krahas lajmërimit të vendbanimit, aplikuesi paraqet certifikatën nga libri i amëzës për lindje. Për përdorimin e dokumenteve nga para. 1. dhe 2. të këtij neni, të cilat nuk përmbajnë të dhëna të vërteta, përgjigjet personi që i vë në qarkullim ligjor.
Neni 11
Qytetari mund ta lajmëroj vendbanimin bazuar në të drejtën e pronësisë së një banese, kontratës mbi qiranë për banesën ose mbi një bazë tjetër ligjore. Nëse qytetari nuk mund ta lajmëroj vendbanimin e tij për arsyet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, organi kompetent me aktvendim ia cakton vendbanimin e tij në adresën e: 1) banimit të tij të përhershëm, nëse plotësohen kushtet e tjera të përcaktuara me ligj; 2) të vendbanimit të bashkëshortit/es ose partnerit/res jashtëmartesor të tij; 3) të vendbanimit të prindërve të tij; 4) të entit ku është i strehuar në mënyrë të përhershme ose qendrën për punë sociale në territorin e së cilës ndodhet, me aplikim të qytetarit në atë ent ose qendër, që adresa e tij të jetë në adresën e entit ose qendrës. Kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni mund të ankimohet në ministrinë përgjegjëse për punët e brendshme në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit. Ankesa kundër aktvendimit nga paragrafi 2. i këtij neni nuk e prolongon ekzekutimin e aktvendimit. Formularin e lajmërimit nga paragrafi 2 pika 4) të këtij neni, e përcakton ministri përgjegjës për punët e brendshme, me pëlqimin e ministrit përgjegjës për politikat sociale.
Neni 12
Informacioni mbi vendbanimin shënohet në kartën e identitetit të personit që lajmërohet. Aplikuesit për lajmërimin e vendbanimit për personin nën moshën 16 vjeç i lëshohet vërtetimi përkatës.
Neni 13
Organi kompetent e refuzon me aktvendim lajmërimin e vendbanimit nëse nuk konstatohet se qytetari synon të jetojë në mënyrë të përhershme në adresën që e lajmëron. Kundër aktvendimit nga paragrafi 1 i këtij neni mund të ankimohet në ministrinë përgjegjëse për punët e brendshme, në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit. Ankesa kundër aktvendimit nga paragrafi 1. i këtij neni nuk e prolongon ekzekutimin e aktvendimit.
Çlajmërimi i vendbanimit
Neni 14
Qytetari është i obliguar ta çlajmërojë vendbanimin e tij nëse nga Republika e Serbisë shpërngulet në një shtet tjetër. Personit që çlajmëron vendbanimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.
Lajmërimi dhe çlajmërimi i vendqëndrimit
Neni 15
Qytetari është i detyruar ta lajmërojë vendqëndrimin në organin kompetent sipas vendit të qëndrimit, brenda tetë ditëve nga dita e arritjes në vendin e qëndrimit. Lajmërimi i vendqëndrimit vlenë deri në skadimin e kohës së përcaktuar në aplikim, e më së gjati dy vjet. Personit që e lajmëron vendqëndrimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse. Në procedurën e lajmërimit të vendqëndrimit zbatohen dispozitat e këtij ligji me të cilin rregullohet procedura e lajmërimit të vendbanimit.
Neni 16
Qytetari e çlajmëron vendqëndrimin e tij në organin kompetent sipas vendit të tij të qëndrimit, menjëherë para se të largohet nga vendqëndrimi i tij. Personit që çlajmëron vendqëndrimin e tij i lëshohet një çertifikatë përkatëse. Nëse qytetari nuk e çlajmëron vendqëndrimin, konsiderohet se vendqëndrimi iu është ndërprerë pas skadimit të kohës së përcaktuar me rastin e lajmërimit. Nëse në aplikim nuk është specifikuar kohëzgjatja e qëndrimit, ndërsa vendqëndrimi nuk është çlajmëruar, lajmërimi i vendqëndrimit është i vlefshëm për dy vjet, nga data e aplikimit, pas së cilës qytetari është i detyruar që përsëri ta lajmërojë vendqëndrimin, nëse ai ende banon në vendin ku ka pasur vendqëndrimin e lajmëruar.
Neni 17
Nëse qytetari, i cili ka të drejtë për kartë identiteti nuk ka vendbanim ose vendqëndrim të lajmëruar në territorin e Republikës së Serbisë, dhe të cilit, në pajtim me nenin 11 të këtij ligji, me aktvendim nuk mund t’i konstatohet vendbanimi i tij, me qëllim të lëshimit të kartës së identitetit vendqëndrimi i përcaktohet me aktvendim. Vendqëndrimi i përcaktuar me aktvendimin nga paragrafi 1 i këtij neni mund të zgjasë më së shumti dy vjet nga dita e përcaktimit të tij, përkatësisht nga dita e lëshimit të letërnjoftimit.
Pasivizimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit
Neni 18
Me kërkesë të gjykatës, organit të administratës shtetërore, organit ose organizatës tjetër, si dhe një personi tjetër juridik ose fizik që ka një interes juridik të justifikuar, organi kompetent verifikon faktin e banimit të përhershëm ose të përkohshëm në adresën ku qytetari ka të lajmëruar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin. Nëse konstatohet se qytetari nuk banon në adresën ku ka të lajmëruar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin, ose nëse konstatohet se ka deklaruar të dhëna të rreme gjatë lajmërimit të vendbanimit, përkatësisht vendqëndrimit, organi kompetent lëshon aktvendim me të cilin i pasivizohet adresa e vendbanimit, përkatësisht vendqëndrimit. Pasi që organi kompetent ka pasivizuar adresën e vendbanimit, përkatësisht të vendqëndrimit, shtetasi që jeton në territorin e Republikës së Serbisë është i obliguar që në afat prej tetë ditësh, nga dita e marrjes së aktvendimit nga paragrafi 2 I këtij neni, ta lajmërojë vendbanimin dhe adresën ku jeton. Nëse qytetari nuk e lajmëron vendbanimin në mënyrën e parashikuar në paragrafin 3 të këtij neni, organi kompetent ia cakton vendbanimin në pajtim me nenin 11 paragrafi 2 të këtij ligji. Ndaj aktvendimit nga para. 2 dhe 4 të këtij neni, ankesa mund të bëhet në ministrinë përgjegjëse për punët e brendshme, brenda tetë ditëve nga dita e marrjes së aktvendimit. Sipas detyrës zyrtare, organi kompetent do ta pasivizojë adresën e vendbanimit, përkatësisht të vendqëndrimit, në rast të ndërprerjes së shtetësisë së Republikës së Serbisë ose vdekjes së qytetarit.
Lajmërimi për qëndrim të përkohshëm jashtë vendit dhe kthimi nga jashtë
Neni 19
Qytetarët që shkojnë jashtë vendit me qëllim të qëndrimit të vazhdueshëm jashtë shtetit për më shumë se 90 ditë, janë të detyruar që para largimit ta lajmërojnë në organin kompetent vendqëndrimin e tyre të përkohshëm jashtë shtetit. Qytetarët që largohen jashtë vendit me qëllim të qëndrimit të vazhdueshëm jashtë vendit jo më gjatë se 90 ditë dhe e zgjasin qëndrimin e tyre, janë të obliguar që qëndrimin e përkohshëm jashtë vendit për më shumë se 90 ditë ta lajmërojnë në organin kompetent, nëpërmjet përfaqësisë diplomatike-konsullore. Qytetarët nga para. 1 dhe 2 të këtij neni janë të detyruar ta lajmërojnë kthimin e tyre në vend brenda tetë ditëve nga dita e kthimit në vendbanimin e tyre. Në rastet nga para. 1-3. të këtij neni, qytetarët janë të detyruar ta lajmërojnë rastin edhe për të miturit, nëse udhëtojnë me ta. Parashtruesit të aplikimit për qëndrim të përkohshëm jashtë vendit dhe të kthimit nga jashtë i lëshohet një vërtetim përkatës.
Njoftimi i organit kompetent
Neni 20
Organi kompetent për ekzekutimin e sanksioneve penale është i obliguar që ta njoftojë organin kompetent, në territorin e të cilit personi i dënuar e ka vendbanimin, se i dënuari është vendosur, përkatësisht është liruar nga vuajtja e dënimit, sapo ai person të fillojë ta mbajë dënimin, përkatësisht menjëherë pas lirimit të tij, ndërsa autoriteti kompetent atë informacion e regjistron në evidencën e vendbanimit.
Neni 21
Personi juridik, sipërmarrësi dhe personi fizik që ofron shërbime akomodimi është i detyruar të mbajë evidencë për ardhjet dhe largimet e qytetarëve në përputhje me rregullat që rregullojnë fushën e turizmit. Personi që ofron shërbime akomodimi është i detyruar që me kërkesë të punonjësit të policisë t’i vërë në dispozicion të dhënat nga evidenca nga paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 22
Qytetarët që pranojnë për banim persona që janë të detyruar ta lajmërojnë vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin, janë të detyruar t’u mundësojnë atyre lajmërimin dhe t’ua ofrojnë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lajmërimin e vendbanimit, përkatisht vendqëndrimit.
Neni 23
Mbikëqyrja e zbatimit të rregullave mbi lajmërimin dhe çlajmërimin e vendbanimit, si dhe lajmërimin dhe çlajmërimin e vendqëndrimit, bëhet nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme.
Evidencat e vendbanimit, vendqëndrimit dhe qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit
Neni 24
Evidenca e vendbanimit, vendqëndrimit dhe qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit, mbahet nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme, në formë elektronike. Vendibanimi i qytetarëve shënohet në evidencën e letërnjoftimit të lëshuar, i cili shërben edhe si evidencë e vendbanimit, ose për të mbahet evidencë e veçantë. Evidenca e qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit është pjesë përbërëse e evidencës së vendbanimit. Evidenca e vendbanimit dhe vendqëndrimittë qytetarëve është unike dhe përmban të dhënat e mëposhtme: numrin e njësuar amëz të qytetarit, emrin dhe mbiemrin, mbiemrin në lindje, gjininë, datën dhe vendin e lindjes, emrin dhe mbiemrin e të dy prindërve ose kujdestarëve, numrin e njësuar amëz të prindërve ose kujdestarëve, adresën e vendbanimit (vendqëndrimit, vendbanimit jashtë vendit), profesioni, shtetësia, statusi martesor dhe data e aplikimit për lajmërimin, përkatësisht çlajmërimin e vendbanimit, vendqëndrimit ose qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit dhe kthimit nga jashtë. Evidencat e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve ruhen për kohë të pacaktuar.
Neni 25
Me kërkesë të qytetarit, organi kompetent lëshon vërtetimin e vendbanimit ose vendqëndrimit, i cili është dokument publik dhe përmban të dhëna nga evidenca e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve. Qytetari ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e të dhënave të pasakta dhe të vjetruara që përkojnë me të. Me kërkesë të gjykatës, organit të administratës shtetërore, organit apo organizatës tjetër, si dhe personit tjetër juridik ose fizik, që ka interes juridik të justifikuar, organi kompetent është i detyruar të dorëzojë të dhënat e kërkuara nga evidenca e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave për personalitetin. Organi kompetent mund t’i ofrojë organeve shtetërore dhe organeve e organizatave të tjera të dhëna nga evidenca e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, si dhe personave të tjerë juridikë dhe fizikë, sipas kushteve të mëposhtme: 1) nëse janë të autorizuar me ligj ose rregulla të tjera të kërkojnë dhe marrin të dhëna të tilla; 2) nëse këto të dhëna janë të nevojshme për kryerjen e detyrave nga juridiksioni i tyre; 3) nëse sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale. Me kërkesë të punonjësit të policisë, personi që ofron shërbime akomodimi është i detyruar që t’i vërë në dispozicion të dhënat nga evidenca nga paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 26
Aktet nënligjore që rregullojnë procedurën për lajmërimin dhe çlajmërimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, lajmërimin e qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit dhe kthimin nga jashtë, pasivizimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit, formularët dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës i nxjerr ministri përgjegjës për punët e brendshme.
III DISPOZITAT NDËSHKIMORE
Me gjobë nga 10.000 deri në 50.000 dinarë dënohet për kundërvajtje personi fizik: 1) nëse nuk e lajmëron vendbanimin brenda afatit të përcaktuar në nenin 9, par. 1-3. i këtij ligji; 2) nëse nuk e çlajmëron vendbanimin në rast të shpërnguljes nga Republika e Serbisë (neni 14 paragrafi 1 i këtij ligji); 3) nëse nuk e lajmëron vendqëndrimin në afatin e përcaktuar në nenin 15 paragrafi 1 të këtij ligji; 4) nëse brenda tetë ditëve, nga data e marrjes së aktvendimit për pasivizimin e adresës së vendbanimit, përkatësisht vendqëndrimit (neni 18), nuk e lajmëron vendbanimin dhe adresën e banimit (neni 18. paragrafi 3 i këtij ligji); 5) nëse nuk e lajmëron qëndrimin e përkohshëm për më shumë se 90 ditë jashtë vendit ose nëse nuk e lajmëron kthimin në vend, në pajtim me nenin 19 paragrafi. 1-4. të këtij ligji; 6) nëse zyrtarit policor nuk ia ofron evidencën për ardhjet dhe largimet e qytetarëve (neni 21 paragrafi 2 i këtij ligji); 7) nëse pranon për banim persona që janë të detyruar ta lajmërojnë vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin dhe nuk ua jep në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lajmërimin e vendbanimit, përkatësisht të vendqëndrimit (neni 22 i këtij ligji). Për kundërvajtje nga paragrafi 1 pika 6) ekëtij neni, personi juridik dënohet me gjobë prej 100.000 deri në 300.000 dinarë. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 pika 6) e këtij neni, me gjobë në shumë prej 30.000 deri në 150.000 dinarë, dënohet personi përgjegjës në personin juridik. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 pika 6) e këtij neni, ndërmarrësi dënohet me gjobë në shumë prej 50.000 deri në 300.000 dinarë.
IV DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 28
Qytetarët të cilët e kanë lajmëruar vendbanimin në Republikën e Serbisë sipas rregullave të cilat kanë qenë të vlefshme deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk janë të detyruar të regjistrojnë sërish vendbanimin e tyre.
Neni 29
Shtetasve të ish-republikave të RSFJ-së ose shtetasve të një shteti tjetër të krijuar në territorin e ish-RSFJ-së, të cilët nuk e kanë shtetësinë e Republikës së Serbisë, por kanë vendbanim të lajmëruar në territorin e Republikës së Serbisë, organi kompetent do t’u pasivizojë adresën e vendbanimit në Republikën e Serbisë pas skadimit të vlefshmërisë së letërnjoftimit të lëshuar nga autoritetet kompetente në Republikën e Serbisë.
Neni 30
Shtetasit të cilët kanë të lajmëruar vendbanimin e tyre në territorin e Republikës së Serbisë para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruar ta lajmërojnë vendbanimin e tyre në përputhje me dispozitat e këtij ligji, brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 31
Rregullat për zbatimin e këtij ligji do të miratohen brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me përjashtim të dispozitave nga neni 11 paragrafi 5 i këtij ligji, të cilat do të miratohen brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Deri në miratimin e akteve nënligjore në bazë të këtij ligji, do të zbatohen aktet nënligjore të miratuara në bazë të ligjit që ka qenë në fuqi deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nëse nuk bien ndesh me dispozitat e këtij ligji.
Neni 32
Në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pushon së qeni i vlefshëm Ligji për vendbanimin dhe vendqëndrimin e qytetarëve (“Gazeta zyrtare e RSS”, Nr. 42/77 – teksti i rishikuar dhe 25/89 dhe “Gazeta zyrtare e RS”, Nr. 53/93 – ligji tjetër, 67/93 – ligji tjetër, 48/94 – ligji tjetër dhe 101/05 – ligji tjetër).
Neni 33
Ky ligj hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e publikimit në “Gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë”.
ÇfarË TË DREJTA LIGJORE HUMBEN ME PASIVIZIM?
Kur “pasivizohet”, shtetasi/sja:
- Humb vendbanimin (adresën) në Republikës së Serbisë.
- Humb të drejtat civile
- Humb të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin ose pasaportën
- Humb të drejtën e patent shoferit
- Humb të drejtën ta regjistrojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme
- Humb të drejtën të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale
- Humb të drejtën të blejë ose të shes pronë
- Humb të drejtën të jetë i votuar apo të votojë
Raporto pasivizimin!
Raportimi i pasivizimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm si shënim i evidencës për numrin e qytetarëve të pasivizuar, por sidomos për procedurën që është ndjekur nga organet përgjegjëse ligjzbatuese.
Evidentimi i numrit të saktë të qytetarëve të pasivizuar mundëson transparencën e domosdoshme mbi numrin e qytetarëve të pasivizuar.
Përshkrimi i procedurës së ndjekur nga organet përgjegjëse nga ana e qytetarëve të pasivizuar mundëson qartësimin e zbatimit apo jo të normave ligjore.
Prandaj, plotësoni formularin me kujdes lidhur me të dhënat tuaja, si dhe sidomos përshkruani në mënyrë të hollësishme tërë ecurinë e procedurave që janë ndjekur nga ana e organeve përgjegjëse rreth pasivizimit të vendbanimit/vendqëndrimit tuaj, që nga ndërmarrja e veprimeve të para, e deri në momentin e zyrtarizimit të pasivizimit të vendbanimit/vendqëndrimit tuaj.
NdIHMË JURIDIKE FALAS
Ky shërbim falas ju mundëson ndihmë e këshilla juridike efikase dhe efektive lidhur me çështjen e pasivizimit.
Nëpërmjet kësaj platforme digjitale mund të parashtroni pyetje, si dhe të kërkoni këshilla e sugjerime juridike rreth procedurave për parandalimin e pasivizimit, rreth shkeljeve eventuale ligjore, si dhe rreth procedurave të ankesës.
Juristi jonë do t’ju përgjigjet në një afat të shkurtër kohor.
Platforma siguron ruajtjen e konfidencialitetit dhe dinjitetit të palëve.
Raporte dhe dokumente
Publikohet hulumtimi: “Procesi i paskonfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: (Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”
Mungesa e rezultateve të dukshme në zhvillim ekonomik dhe në integrim të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në institucionet e nivelit republikan dhe rajonal janë dy qëllimet më të parealizuara të procesit të paskonfliktit në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, konstaton publikimi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut: ‘Procesi i paskonfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: (Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi’.
Në Raportin e tij për të Drejtat e Njeriut për Serbinë 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se Qeveria e Republikës së Serbisë shënjestron në mënyrë disproporcionale shqiptarët etnik përmes “pasivizimit”.
Parlamenti Evropian ka kërkuar hulumtim të pavarur lidhur me pasivizimin e shqiptarëve në Serbi. Parlamenti Evropian thotë në paragrafin 79, se “është thellësisht i shqetësuar për pretendimet dhe studimet që tregojnë se autoritetet serbe po abuzojnë me ligjin për vendbanimin e qytetarëve dhe për pasivizimin të adresave të vendbanimit të shtetasve të etnisë shqiptare që jetojnë në Serbinë jugore në mënyrë sistematike dhe diskriminuese”.
Ishte senatori amerikan, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Bob Menendez, e ka cilësuar pasivizimin si diskriminim: “Kam dëgjuar se shqiptarët në Luginë të Preshevës diskriminohen sistematikisht në Serbi. Raportohet se identiteti i tyre fshihet nga databazat e shtetit serb, duke bërë kështu në thelb njerëz pa shtet”.
“Spastrim etnik me mjete administrative”, kështu është konsideruar pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi. Në raportin e titulluar “Minoriteti shqiptar në pritje, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si pengje të marrëdhënieve Serbi-Kosovë”, theksohet se pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në këto komuna.
Raporte dhe dokumente mbi pasivizimin e adresave
Departamenti Amerikan i shtetit
Në Raportin e tij për të Drejtat e Njeriut për Serbinë 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se Qeveria e Republikës së Serbisë shënjestron në mënyrë disproporcionale shqiptarët etnik përmes "pasivizimit".
Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian ka kërkuar hulumtim të pavarur lidhur me pasivizimin e shqiptarëve në Serbi. Parlamenti Evropian thotë në paragrafin 79, se “është thellësisht i shqetësuar për pretendimet dhe studimet që tregojnë se autoritetet serbe po abuzojnë me ligjin për vendbanimin e qytetarëve dhe për pasivizimin të adresave të vendbanimit të shtetasve të etnisë shqiptare që jetojnë në Serbinë jugore në mënyrë sistematike dhe diskriminuese”.
Kryetari i komisionit për politikë të jashtme të Senatit Amerikan
Ishte senatori amerikan, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Bob Menendez, e ka cilësuar pasivizimin si diskriminim: “Kam dëgjuar se shqiptarët në Luginë të Preshevës diskriminohen sistematikisht në Serbi. Raportohet se identiteti i tyre fshihet nga databazat e shtetit serb, duke bërë kështu në thelb njerëz pa shtet”
Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi
Spastrim etnik me mjete administrative. Kështu është konsideruar pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi. Në raportin e titulluar “Minoriteti shqiptar në pritje, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si pengje të marrëdhënieve Serbi-Kosovë”, theksohet se pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në këto komuna.
Kjo platformë digjitale është krijuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të projektit “Aktivizim ndaj pasivizimit të vendbanimeve”, me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.