Kjo pasi me kërkesë të gjykatës, organit të administratës shtetërore, organit ose organizatës tjetër, si dhe një personi tjetër juridik ose fizik që ka një interes juridik të justifikuar, organi kompetent ka verifikuar faktin e banimit të përhershëm ose të përkohshëm në adresën ku qytetari ka të lajmëruar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin.
Pasi që organi kompetent ka pasivizuar adresën e vendbanimit, përkatësisht të vendqëndrimit, shtetasi që jeton në territorin e Republikës së Serbisë është i obliguar që në afat prej tetë ditësh, nga dita e marrjes së aktvendimit ta lajmërojë vendbanimin dhe adresën ku jeton.
Çlajmërimi i vendbanimit dhe Lajmërimi e çlajmërimi i vendqëndrimit
Qytetari është i obliguar ta çlajmërojë vendbanimin e tij nga Republika e Serbisë nëse shpërngulet në një shtet tjetër. Personit që çlajmëron vendbanimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.
Qytetari është i detyruar ta lajmërojë vendqëndrimin në organin kompetent sipas vendit të qëndrimit, brenda tetë ditëve nga dita e arritjes në vendin e qëndrimit. Lajmërimi i vendqëndrimit vlenë deri në skadimin e kohës së përcaktuar në aplikim, e më së gjati dy vjet. Personit që e lajmëron vendqëndrimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.
Qytetari e çlajmëron vendqëndrimin e tij në organin kompetent sipas vendit të tij të qëndrimit, menjëherë para se të largohet nga vendqëndrimi i tij. Personit që çlajmëron vendqëndrimin e tij i lëshohet një çertifikatë përkatëse. Nëse qytetari nuk e çlajmëron vendqëndrimin, konsiderohet se vendqëndrimi iu është ndërprerë pas skadimit të kohës së përcaktuar me rastin e lajmërimit. Nëse në aplikim nuk është specifikuar kohëzgjatja e qëndrimit, ndërsa vendqëndrimi nuk është çlajmëruar, lajmërimi i vendqëndrimit është i vlefshëm për dy vjet, nga data e aplikimit, pas së cilës qytetari është i detyruar që përsëri ta lajmërojë vendqëndrimin, nëse ai ende banon në vendin ku ka pasur vendqëndrimin e lajmëruar.
Për më tepër, shih: Ligjin për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin