UDHËZUESI JURIDIK

Pasivizimi i adresës, aplikimi për vendbanim dhe lëshimi i kartës së identitetit në Serbi

Foto: www.kamatica.com

Çfarë do të thotë pasivizimi i adresës?

Pasivizimi i adresës është një vendim administrativ me të cilin qytetarit i fshihet vendbanimi i regjistruar, sepse është konstatuar se nuk banon më në atë adresë. Vendimi merret nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sipas detyrës zyrtare, në bazë të ligjit për vendbanimin dhe vendqëndrimin e qytetarëve.

 

Cilat janë arsyet për pasivizimin e adresës?

Arsyet më të shpeshta përfshijnë:

  • Mospërputhje faktike me adresën e regjistruar
  • Informacione të pavërteta gjatë regjistrimit të adresës
  • Iniciativa nga pala tjetër (p.sh. pronari i banesës ose institucioni shtetëror)

 

Cilat janë pasojat e pasivizimit të adresës?

Qytetari nuk ka më vendbanim të regjistruar. Kjo do të thotë se nuk mund të:

  • Pajiset ose rinovojë kartën e identitetit
  • Votojë në zgjedhje
  • Përdorë sigurimin shëndetësor dhe social
  • Të zhvilloj procese ligjore që kërkojnë adresë valide

 

Si regjistrohet një vendbanim i ri?

Regjistrimi bëhet personalisht në stacionin policor, duke pasë me vete:

  • Kartën e identitetit
  • Dëshmi mbi të drejtën e banimit (kontratë qiraje, dëshmi pronësie)
  • Pëlqimin e pronarit nëse aplikuesi nuk është pronar

 

Si lëshohet karta e identitetit?

Karta e identitetit lëshohet mbi bazën e vendbanimit të regjistruar. Nevoitet:

  • Aplikim në MPB-së
  • Dokumenti i vjetër (nëse ekziston)
  • Dëshmi për pagesën e taksave
  • Foto (ose fotografim në MPB), sipas nevojës

 

Sa është afati i lëshimit?

Afati maksimal i lëshimit të kartës së identitetit është 15 ditë. Karta nuk mund të lëshohet pa vendbanim të vlefshëm.

 

Cili është mjeti juridik kundër pasivizimit?

Qytetari ka të drejtë t’i ankohet Ministrisë së Punëve të Brendshme brenda 8 ditëve nga dita e dorëzimit të aktvendimit. Nëse kjo nuk rezulton e suksesshme, mund të inicohet kontest administrativ në gjykatën kompetente.