Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi

“Spastrim etnik me mjete administrative”, kështu është konsideruar pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi. Në raportin e titulluar “Minoriteti shqiptar në pritje, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si pengje të marrëdhënieve Serbi-Kosovë”, theksohet se pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në këto komuna.