Pasivizimi i adresave

në Luginë të Preshevës

ÇKA ËSHTË PASIVIZIMI?

Pasivizimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit zbatohet kur organet përgjegjëse konstatojnë se qytetari nuk banon në adresën ku ka të lajmëruar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin, ose nëse konstatohet se ka deklaruar të dhëna të rreme gjatë lajmërimit të vendbanimit, përkatësisht vendqëndrimit.

Kjo pasi me kërkesë të gjykatës, organit të administratës shtetërore, organit ose organizatës tjetër, si dhe një personi tjetër juridik ose fizik që ka një interes juridik të justifikuar, organi kompetent ka verifikuar faktin e banimit të përhershëm ose të përkohshëm në adresën ku qytetari ka të lajmëruar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin.

Pasi që organi kompetent ka pasivizuar adresën e vendbanimit, përkatësisht të vendqëndrimit, shtetasi që jeton në territorin e Republikës së Serbisë është i obliguar që në afat prej tetë ditësh, nga dita e marrjes së aktvendimit ta lajmërojë vendbanimin dhe adresën ku jeton.

Çlajmërimi i vendbanimit dhe Lajmërimi e çlajmërimi i vendqëndrimit

Qytetari është i obliguar ta çlajmërojë vendbanimin e tij nga Republika e Serbisë nëse shpërngulet në një shtet tjetër. Personit që çlajmëron vendbanimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.

Qytetari është i detyruar ta lajmërojë vendqëndrimin në organin kompetent sipas vendit të qëndrimit, brenda tetë ditëve nga dita e arritjes në vendin e qëndrimit. Lajmërimi i vendqëndrimit vlenë deri në skadimin e kohës së përcaktuar në aplikim, e më së gjati dy vjet. Personit që e lajmëron vendqëndrimin i lëshohet një çertifikatë përkatëse.

Qytetari e çlajmëron vendqëndrimin e tij në organin kompetent sipas vendit të tij të qëndrimit, menjëherë para se të largohet nga vendqëndrimi i tij. Personit që çlajmëron vendqëndrimin e tij i lëshohet një çertifikatë përkatëse. Nëse qytetari nuk e çlajmëron vendqëndrimin, konsiderohet se vendqëndrimi iu është ndërprerë pas skadimit të kohës së përcaktuar me rastin e lajmërimit. Nëse në aplikim nuk është specifikuar kohëzgjatja e qëndrimit, ndërsa vendqëndrimi nuk është çlajmëruar, lajmërimi i vendqëndrimit është i vlefshëm për dy vjet, nga data e aplikimit, pas së cilës qytetari është i detyruar që përsëri ta lajmërojë vendqëndrimin, nëse ai ende banon në vendin ku ka pasur vendqëndrimin e lajmëruar.

Për më tepër, shih: Ligjin për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin

Pasojat juridike

ÇfarË TË DREJTA LIGJORE HUMBEN ME PASIVIZIM?

Kur “pasivizohet”, shtetasi/sja:

Vendim i pasivizimit
Plotëso me kujdes formularin

Raporto pasivizimin!

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Përshkrimi i Procedurës

Raportimi i pasivizimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm si shënim i evidencës për numrin e qytetarëve të pasivizuar, por sidomos për procedurën që është ndjekur nga organet përgjegjëse ligjzbatuese.

Evidentimi i numrit të saktë të qytetarëve të pasivizuar mundëson transparencën e domosdoshme mbi numrin e qytetarëve të pasivizuar.

Përshkrimi i procedurës së ndjekur nga organet përgjegjëse nga ana e qytetarëve të pasivizuar mundëson qartësimin e zbatimit apo jo të normave ligjore.

Prandaj, plotësoni formularin me kujdes lidhur me të dhënat tuaja, si dhe sidomos përshkruani në mënyrë të hollësishme tërë ecurinë e procedurave që janë ndjekur nga ana e organeve përgjegjëse rreth pasivizimit të vendbanimit/vendqëndrimit tuaj, që nga ndërmarrja e veprimeve të para, e deri në momentin e zyrtarizimit të pasivizimit të vendbanimit/vendqëndrimit tuaj.

NdIHMË JURIDIKE FALAS

Ky shërbim falas ju mundëson ndihmë e këshilla juridike efikase dhe efektive lidhur me çështjen e pasivizimit.

Nëpërmjet kësaj platforme digjitale mund të parashtroni pyetje, si dhe të kërkoni këshilla e sugjerime juridike rreth procedurave për parandalimin e pasivizimit, rreth shkeljeve eventuale ligjore, si dhe rreth procedurave të ankesës.

Juristi jonë do t’ju përgjigjet në një afat të shkurtër kohor.

Platforma siguron ruajtjen e konfidencialitetit dhe dinjitetit të palëve.

Plotësoni formularin për të kërkuar
NDIHMË JURIDIKE FALAS
Please enable JavaScript in your browser to complete this form.

Raporte dhe dokumente

Publikohet hulumtimi: “Procesi i paskonfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: (Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”
Mungesa e rezultateve të dukshme në zhvillim ekonomik dhe në integrim të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në institucionet e nivelit republikan dhe rajonal janë dy qëllimet më të parealizuara të procesit të paskonfliktit në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, konstaton publikimi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut: ‘Procesi i paskonfliktit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë: (Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi’.

Në Raportin e tij për të Drejtat e Njeriut për Serbinë 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se Qeveria e Republikës së Serbisë shënjestron në mënyrë disproporcionale shqiptarët etnik përmes “pasivizimit”.

Parlamenti Evropian ka kërkuar hulumtim të pavarur lidhur me pasivizimin e shqiptarëve në Serbi. Parlamenti Evropian thotë në paragrafin 79, se “është thellësisht i shqetësuar për pretendimet dhe studimet që tregojnë se autoritetet serbe po abuzojnë me ligjin për vendbanimin e qytetarëve dhe për pasivizimin të adresave të vendbanimit të shtetasve të etnisë shqiptare që jetojnë në Serbinë jugore në mënyrë sistematike dhe diskriminuese”.

Ishte senatori amerikan, njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Bob Menendez, e ka cilësuar pasivizimin si diskriminim: “Kam dëgjuar se shqiptarët në Luginë të Preshevës diskriminohen sistematikisht në Serbi. Raportohet se identiteti i tyre fshihet nga databazat e shtetit serb, duke bërë kështu në thelb njerëz pa shtet”.

“Spastrim etnik me mjete administrative”, kështu është konsideruar pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi. Në raportin e titulluar “Minoriteti shqiptar në pritje, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si pengje të marrëdhënieve Serbi-Kosovë”, theksohet se pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në këto komuna.

BULETINI I LAJMEVE

Kjo platformë digjitale është krijuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të projektit “Aktivizim ndaj pasivizimit të vendbanimeve”, me mbështetjen e Këshillit  Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Përkthimi i platforms në gjuhën serbe është mundësuar me përkrahjen e The Rockefeller Brothers Fund (RBF), në kuadër të projektit “Passivization: the right to an address for all”, të implementuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

logo-kksh
RAPORTO PASIVIZIMIN
MBYLL FAQEN